Botë

Çështja gjyqësore ndaj Trump për zgjedhjet e 2020, gjykata ka shtyrë të gjitha afatet gjyqësore

09.11.2024 14:04

Gjykata ka shtyrë të gjitha afatet gjyqësore të vendosura ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump...

Gjykata ka shtyrë të gjitha afatet gjyqësore të vendosura ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për padinë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020.

Gjykatësja Tanya Chutkan miratoi të premten kërkesën e prokurorit të posaçëm Jack Smith, që drejtonte hetimin për çështjen penale të ngritur ndaj presidentit të zgjedhur. Ekipi i prokurorit Smith shprehet në kërkesën e paraqitur për shtyrjen e afateve se i duhet “kohë për të vlerësuar rrethanat e pahasura më parë dhe të përcaktojë drejtimin e duhur për hapat e ardhshëm, në përputhje me politikën e Departamentit të Drejtësisë”.

Sipas politikës së Departamentit të Drejtësisë, nuk mund të ngrihen akuza ndaj presidentëve në detyrë.