Botë

Gjendet aeroplani "i zhdukur" i aviacionit amerikan

29.04.2015 13:05

Aeroplani i aviacionit amerikan, që paraprakisht "Është zhdukur" nga radari mbi La Mansh, ateroi me sukses në Angli...

Aeroplani i aviacionit ushtarak amerikan, për të cilin paraprakisht u komunikua se "është zhdukur" nga radarët mbi La Mansh, me sukses ateroi në bazën angleze Mioldenhal, pas problemeve të fluturimit.
 
Boing KC-135 Stratotanker me shenjën QUID 72 ka ateruar gjatë natës në bazën e Forcave ajrore britanike (RAF), një orë pasi që janë paraqitur probleme në aeroplan, kumtoi Aviacioni ushtarak amerikan.
 
Në kumtesë nuk theksohet se çfarë probleme ka pasur aeroplani amerikan gjatë fluturimit./mia