Maqedoni

Zbulimet arkeologjike në Koroshisht të Strugës, Dalipi: Gjetjet lidhen me kulturën e Trebenishtit

09.11.2024 15:44

Zbulimi i gjetjeve arkeologjike në dy varreza në Koroshishtë të Strugës daton 2600 vite më parë...

Zbulimi i gjetjeve arkeologjike në dy varreza në Koroshishtë të Strugës daton 2600 vite më parë. Gërmimet kanë sjellë në dritë artefakte të ndryshme, që sugjerojnë praninë e një qytetërimi të zhvilluar në atë zonë. Pronar i zonës për MTV -2 thotë, dyshimet lindën pasi kishin gjetur shumë gurë në këtë vend.
 
“Duke punuar arrën gurët çdo herë na pengonin, lajmëruan se ka gurë të shumtë dhe se duhet të shifet.”, tha Bukuri Shemshedini, pronar i zonës.
 
Tre ditë janë nevojitur për t’i nxjerrë artefaktet nga varri që kishte një sipërfaqe prej 70 metra katrorë thotë Fitni Dalipi, arkeolog shqiptar i pranishëm në gërmime. Sipas tij kjo varrezë i takon fisit të Enkelejdëve të shekullit 6 para erës sonë.
 
“Varri me nr. 2 ka siperfaqe të madhe prej 70m2 me pastrimin e gurëve erdhëm deri te artefaktet e ndryshme ku na u deshën 3 ditë për t’i nxjerr nga brenda. Numri i artefakteve deri tani ka shkuar mbi 100 kjo do të thotë se këto artefakte janë shumë për një varrezë. Kjo varrezë lidhet ngushtë me kulturën e Trebenishtit.”, tha arkeologu Fitni Dalipi.
 
Kjo zonë tani më është e mbrojutur me ligj dhe se do ketë gërmime të vazhdueshme në këtë pjesë ndërsa kjo zonë do të jetë edhe me interes më të gjerë thotë arkeologu Pero Argjanliev.
 
“Tani edhe Koroshishta do të jetë në mapën arkeologjike jo vetëm në Maqedoni por në të gjithë Ballkanin. Unë edhe dje në pres-konferencë thash se kjo do jetë një bombë arkeologjike d.m.th kanë ardhur urata prej gjithë Ballkanit edhe më gjerë, prej Europe sepse bëhet fjalë për diçka shumë të rrallë në këtë zonë.”, tha arkeologu Pero Argjanliev.
 
Sipas Arkeologeve në këto varreza ato kanë zbuluar eshtra dhe artefakte te cilat janë nga materiali i bronzit, argjendtit, glinës dhe arit. Gjetjet janë dorëzuar në entin për mbrojtet e monumenteve në Ohër. Studiuesit po analizojnë me kujdes objektet e zbuluara për të kuptuar më shumë rreth kësaj. Ky zbulim është konsideruar si një kontribut i rëndësishëm për historinë dhe pritet të hedhë dritë mbi periudhat e hershme të zhvillimit kulturor në zonën e Strugës.
 
FITORE ISTREFI