Maqedoni
Shkupi renditet i 8-i në botë për ajër të ndotur, ambientalistët: Të merren masa për ajrin e ndotur
09.11.2024 15:55
Problemi me ajrin e ndotur ende është aktual, Shkupi renditet në vendin e tetë për ajër të ndotur në botë....

Problemi me ajrin e ndotur ende është aktual, Shkupi renditet në vendin e tetë për ajër të ndotur në botë. Ajri më i ndotur në vend është gjatë orëve të mbrëmjes. Ambientalistët alarmojnë institucionet kompetente të marrin masa dhe të ulin ndotjen e ajrit sepse siç thonë tregues më i mirë për këtë është vdekja e mijërave personave në vit.
“Nuk ndodhemi në ndotje mesatare nëse 5 deri në 6 mijë persona në vit vdesin në vendin tonë. Ne jemi nga vendet më të ndotura në botë dhe në Europë jemi në listën e 5 ose 10 vendeve më të ndotura. Nuk mundet institucionet të na bindin se nuk është ajri i ndotur sepse e shohim dhe vet kur dalim jashtë situatën. Të gjitha stacionet matëse që i kemi vendosur ne vullnetarët por edhe ata të shtetit tregojnë nivel të lartë të ajrit të ndotur.”, tha ambientalisti Gorjan Jovanovski.
Ambientalistët thonë se në vend nuk ka mjaftueshëm stacione matëse, thekson se duhen akoma të vendosen që të kemi të dhëna të sakta për nivelin e ajrit të ndotur.
“Stacionet matëse të shteti janë në numër të vogël ne i kemi rreth 20 në vend që është numër shumë i vogël që të mbulohet një rajon dhe të dimë saktë si duket ndotja e ajrit. Në si aktivist vullnetarë kemi vendosur stacione shtesë matëse vullnetare që shesh thonë institucionet që të tillat që nuk janë të mira edhe pse ne i kemi vendosur me ndihmën e fakulteteve dhe profesorëve që ishin të përputhura në mënyrë adekuate.”, tha Jovanovski.
Sa më shumë stacione matëse aq më shumë do të besojmë në të dhënat që i japim sepse stacionet matëse të shtetit shpeshherë nuk punojnë dhe nuk e dimë si është ajri jashtë nënvizon Jovanovski.
VLORA LATIFI TOPOJANI
