Ekonomi

Propozimi për pagë minimale prej 27.700 den, Bytyqi: Duhet të ju dilet në ndihmë qytetarëve

09.11.2024 16:37

Lidhja Social Demokrate përsëri ka parashtruar propozim ligj për rritjen e pagës minimale nga 22.567 denarë në 27.700 denarë....

Lidhja Social Demokrate përsëri ka parashtruar propozim ligj për rritjen e pagës minimale nga 22.567 denarë në 27.700 denarë. Në kohën kur kemi rritje të çmimeve është e patjetërsueshme të ritet paga minimale me qëllim që të ju dilet në ndihmë qytetarëve deklaron Fatmir Bytyqi për emisionin Biznes Plus në TVM2.
 
“Jemi një rast unik si shtet ku kemi rënie të inflacionit ndërsa kemi rritje të jashtëzakonshme të çmimeve në proporcione 3 deri në 4 herë më shumë sesa është inflacioni, ku në asnjë teori ekonomike apo praktike nuk mund ta gjesh, dhe kjo është një sfidë në vete. Prandaj 450 euro  është propozim që e kemi dhënë sepse edhe lidhja e sindikatave kërkonte një gjë të tillë. Mendojmë që doemos duhet ti dalim në ndihmë qytetarit të thjeshtë që ai më lehtë të ballafaqohet me gjithë këtë presion që e ka nga rritje e astronomike e çmimeve.”, tha deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi. 
 
Propozimi për uljen e TVSH-së për disa produkte, Bytyqi: Çdo familje do të kursen deri 2000 denarë
 
Me qëllim që qytetarët të kursejnë nga 1 mijë deri në 2 mijë denarë në muaj, Bytyqi shton se së fundmi kanë propozuar edhe uljen e TVSH-së nga 5 në 0 % për 254 kategori të produkteve.
 
“Pakoja përmban një masë që mendoj së do ti del në ndihmë qytetarit dhe kjo është arsyeja kryesore. Efekti i kësaj do të ishte nga 1 mijë deri në 2 mijë denarë për muaj, ose në 12 muaj është prej 12 mijë deri në 24 mijë denarë për çdo qytetarë që i bie një pagë minimale ta kursejë për shkak të masës së tillë.”, tha Bytyqi.
 
Bytyqi gjithashtu ka kërkuar nga qeveria që sa më parë të implemontojë edhe ligjin për praktika e padrejta tregtare i cili sipas tij duhet ti jep fund keqpërdorimeve në treg. Ndryshe shporta konsumatore mujore për muajin tetor ka arritur në nivel prej 61.249 denarë ku vetëm për ushqimit dhe pije sipas LSM-së qytetarëve ju kanë nevojitur rreth 22 mijë denarë.
 
GAZMEND KURTISHI