Botë
Sulm rus me dronë, viktima dhe dëme në Odesa të Ukrainës
09.11.2024 17:30
Dronët rusë goditën gjatë natës qytetin port të Ukrainës, Odesa, duke vrarë një person dhe duke plagosur 13 të tjerë...

Dronët rusë goditën gjatë natës qytetin port të Ukrainës, Odesa, duke vrarë një person dhe duke plagosur 13 të tjerë, njoftoi guvernatori rajonal, Oleh Kiper.
Disa ndërtesa banimi, shtëpi, ndërtesa komerciale dhe dhjetëra vetura private u dëmtuan nga ky sulm rus me dronë, i cili ishte i dyti radhazi në dy ditët e fundit në Odesa, tha Kiper. Prokurorët thanë se fëmijët e plagosur janë djem të moshës 4 dhe 16 vjeçe, përkatësisht. Rusia sulmoi me 51 dronë, duke e përqendruar sulmin e saj në Odesa dhe rajonin përreth në jug të Ukrainës, tha forca ajrore ukrainase, duke shtuar se njësitet ukrainase të mbrojtjes ajrore i rrëzuan 32 dronë rusë.
