Maqedoni

Parashikimi i motit

10.11.2024 11:11

Këtë të diel vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë...

Këtë të diel vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë, si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga -5°C deri në 16°C vlera maksimale.
 
Në Shkup vranësira dhe më ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14°C.