Formula 1

Formula 1, në 2016 starton në Prill

29.04.2015 13:30

Vitin e ardhshëm, kampionati i Formula 1 nuk do të nisë në Mars, siç është tashmë tradita, por në Prill...

Vitin e ardhshëm, kampionati i Formula 1 nuk do të nisë në Mars, siç është tashmë tradita, por në Prill, duke shënuar kështu startin më të vonshëm që prej sezonit 1988.

Organizatorët refuzuan të japin një shpjegim për këtë ndryshim në kalendar, duke u mjaftuar thjesht me justifikimin se në këtë mënyrë sezoni do të jetë më i përmbledhur.

Ndërkohë në media është përfolur më parë se kupola drejtuese e Formula 1 ka menduar ta shkurtojë në kohë sezonin me synimin për të reduktuar shpenzimet e skuadrave, si dhe për të afruar garat me njëra-tjetrën për të rritur maksimalisht interesin e fansave.

Një datë e mëvonshme në cirkuitin e Albert Park do të thotë gjithashtu ndryshim edhe në orar.

Cmimi i Madh i Australisë në Prill parashikohet të zhvillohet një orë më herët, nisur nga ndryshimi i orës pranverore me akrepat që kthehen 60 minuta pas.

Gjithsesi nuk ka ende një datë për garën e parë të sezonit të ardhshëm të Formula 1, në pritje të konfirmimit të kalendarit të plotë.