Ekonomi

Çmimet e produkteve ushqimore, LSDM: Mickovski po bën “shaka” me qytetarët

10.11.2024 12:32

LSDM-ja opozitare akuzon VMRO-DPMNE-n se shporta e vjeshtës nuk dha efektin e duhur...

LSDM-ja opozitare akuzon VMRO-DPMNE-n se shporta e vjeshtës nuk dha efektin e duhur, pasi që qytetarët nuk kanë ndjerë asnjë llojë ulje të produkteve ushqimore. Socialdemokratët akuzojnë kryeministrin Hristijan Mickovski se “po bën shaka” me popullin, teksa shprehet i kënaqur nga efektet e shportës së vjeshtës, e cila sipas LSDM-së,  është vetëm 0.1 për qind. Andaj LSDM këmbëngul që të pranohen  propozimet e tyre për paga më të larta dhe heqjen e TVSH-së për disa ushqime.
 
“Në vend që të tërhiqet nga masat e reja të gabuara, ne dëgjojmë kryeministrin Mickoski si paralajmëron shportën e re, kësaj herë shporta e ashtuquajtur e vitit të ri, e cila do të ulë përsëri çmimet për vetëm 0.1%. Kjo është jashtëzakonisht ofenduese dhe nënçmuese për qytetarët. Qeveria tregon paaftësi të madhe dhe drejton një politikë të inatit  mbi kurrizin e popullit. Propozim Ligji i propozuar nga LSDM për heqjen e TVSH-së për ushqimet është një zgjidhje reale dhe e qëndrueshme që qeveria duheshte ta pranojë dhe të mos e injorojë.”, tha Jovana Trençevska nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Qeveria po kujdeset për standardin e qytetarëve
 
I menjëhershëm ishte reagimi i VMRO-DPMNE-së duke hedhur poshtë këto akuza si të pa vërteta. Kjo Qeveri kujdeset për t’i realizuar premtimet e dhëna ndaj qytetarëve, janë vendosur themelet për një transformim i ri ekonomik të shtetit, duke investuar në çdo zonë dhe po punohet në rritjen e standardit jetësor të qytetarëve. 
 
“Gjatë katër muajve të parë kemi më shumë investime të huaja  në vlerë prej mbi 600 milionë euro dhe 1.600 vende të reja pune. VMRO-DPMNE me masat e saj ka arritur ul shpenzimet për ushqim dhe pije për 5%, respektivisht për rreth 1.000 denarë në muaj, apo në nivel vjetor ky kursim do të rezulton me afër 18.000 denarë për amvisëri, njëkohësisht duke siguruar rritje të pagave dhe të pensioneve.”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
 
Ditë më herët kryeministri Mickoski njoftoi se është përpiluar lista e re të shportës së vitit të ri, e cila do të mundësojë produkte ushqimore me çmime të kufizuara. Shporta e vitit të ri pritet të shpallet para vitit të ri.
 
REXHEP QAMILI