Maqedoni
VMRO-DPMNE: Qytetarët presin shumë për rezonancë magnetike
10.11.2024 13:47
VMRO-DPMNE pretendon se ish-pushteti ka shkatërruar sistematikisht shëndetësinë....

VMRO-DPMNE pretendon se ish-pushteti ka shkatërruar sistematikisht shëndetësinë. Për këtë qëllim sipas tyre, qytetarët presin çdo muaj për për të marrë shërbimet nga paisjet për rezonancë magnetike.
“Numri i inçizimeve për pajisje në Maqedoni është shumë nën mesataren evropiane. Përkatësisht, një pajisje ka mesatarisht 2800 inçizime në vit, kurse mesatarja evropiane është nga 4 deri në 9 mijë.Kur ka një numër kaq të vogël të regjistrimeve, do të pritej që të paktën të ishin të shpejta dhe pa pritje të gjata, por realiteti në vitet e kaluara ishte krejtësisht ndryshe. Çfarë kanë punuar LSDM dhe BDI në shëndetësi. Në sistemin e termineve vite me radhë janë futur më pak temërmine, qoftë si pasojë e dështimit të pajisjeve, qoftë si pasojë e kuadrit të pamjaftueshëm të trajnuar. Dhe pacientët janë ata që kanë vuajtur dhe nuk kanë marrë shërbim.”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
