Botë

Spanjë, protesta të mëdha në Valencia

10.11.2024 14:14

“Ne jemi njollosur me baltë, ndërsa ju me gjak”, “Mos prisni, dorëhiquni”...

“Ne jemi njollosur me baltë, ndërsa ju me gjak”,  Mos prisni, dorëhiquni” ishte kërkesa kryesore të protestuesve drejtuar liderit rajonal të Valencies Carlos Mazon, pas përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar. Vendasit besojnë se pas kësaj fatkeqësie natyrore, qëndron paaftësia institucionale dhe keq menaxhim të autoriteteve pasi që siç thonë ata Mazon lëshoi alarmin për përmbytje shumë vonë, disa orë pasi fshatrat ishin përmbytur në gjithë rajonin. 
 
“E dinin se do të binte shumë, por nuk e paralajmëruan popullatën. Nuk e evakuuan popullsinë. Ata humbën jetën në shtëpitë e tyre. E turpshme. Kërkojmë dorëheqjet.”, u shpreh një protestuese.
 
“Kur dërguan alarmin ishte shumë vonë pasi që njerëzit vdisnin dhe përmbyteshin.”, tha një protestuese.
 
Carlos Mazon nuk e mohon të drejtën për të protestuar, mirëpo thotë se tani është koha për veprim i shpejtë institucional për tu ndal në ndihmë qytetarëve në nevojë.
 
“Ka kohë kur personat zyrtarë të thirren në përgjegjësi, tani është koha që të vazhdojmë të pastrojmë rrugët tona dhe tu ndihmojmë qytetarëve në restaurimin e shtëpive të tyre”, tha Mazon për servisin publik rajonal.
 
Në shenjë revolti, protestuesit lyen me baltë Pallatin e Qeverisë Rajonale të Valencias si një simbol i zemërimit dhe zhgënjimit të tyre. Përleshjet e dhunshme shpërthyen në qendër të Valencias ndërsa mijëra protestues u përballën me policinë.
 
“Vrasës, vrasës.”, tha një protestuese.
 
“Gjëra më e keqe që mund të ketë një politikan është paaftësia, a mandej mbulimin e paaftësisë së tij.”, u shpreh një protestuese.
 
Policia në disa momente përdori shkopinj gome për të shpërndarë turmën. Në këto protesta u lënduan rreth 31 nëpunës policor, ndërsa dhjetëra qytetarë u arrestuan. Demonstrata u organizua nga mbi 30 grupe civile, dhe ishte një përgjigje ndaj asaj që banorët e përshkruajnë si veprim i vonuar. Përmbytjet e tetorit lanë shkatërrime të mëdha në rreth 80 komuna. Nga 220 vdekjet e konfirmuara deri më tani, 212 prej tyre u konfirmuan në rajonin e Valencias. Këto përmbytje, konsiderohen se janë më vdekjeprurëset që kanë ndodhur në Evropë që nga përmbytjet në Portugali që vranë rreth 500 njerëz në vitin 1967.
 
REXHEP QAMILI