Maqedoni

Tetovë, ASh-ja e Taravarit mban kongres të jashtëzakonshëm

10.11.2024 15:20

Aleanca për Shqiptaret krahu i Arben Taravarit, sot në Tetovë ka mbajtur Kongresin e pestë të jashtëzakonshëm...

Aleanca për Shqiptaret krahu i Arben Taravarit, sot në Tetovë ka mbajtur Kongresin e pestë të jashtëzakonshëm të partisë ku sipas kreut të ASH-ës, Arben Taravari, ky kongres nuk është për zgjedhje të kryetarit, por do të zgjidhet kuvendi i partisë dhe do të promovohen prurjet e reja në ASh ku dhe do marrim përgjegjësi në degë e nëndega të ASH-ës.
 
“Ky kongres nuk është kongres zgjedhor i partisë por kongres i konsolidimit pasi kishim nevojë pas zgjedhjeve plotë njerëz na janë bashkuar, t’i sistemojmë nëpër degë e nëndegë. Sot e zgjedhim kuvendin qendrorë të partisë që më tutje e zgjedh kryesin e partisë më tutje do të udhëheqin politikat e Aleancës për Shqiptarët.”, tha kryetri i ASh-së Arben Taravari.
 
Përndryshe, procesi gjyqësor vazhdon edhe me tej mesë krahut të Arben Tarvarit dhe të Ziadin Selës se kujt i takon ASH-ja, pasi Gjykata e Apelit e riktheu nga fillimi çështjen e ASH-ës.
 
VISAR SADIKI