Maqedoni
Shkupi edhe sot më ajër shumë të ndotur, Mjekët: Ndotja rrezik për qytetarët
10.11.2024 15:33
Shkupi edhe sot është ndër qytetet me shkallë më të lartë të ndotjes....

Shkupi edhe sot është ndër qytetet me shkallë më të lartë të ndotjes. Sipas vlerave të fundit të matura, përqendrimi i grimcave pm10 në ajër në qendër të Shkupit është më e lartë në mesin e të gjitha stacioneve matëse në vend. Mjekët apelojnë pacientët me sëmundje kronike dhe fëmijët të kenë kujdes më të madh nga ekspozimi në ajër të ndotur.
“Këto vlera i kalojnë kufijtë e lejuar, veçanërisht në qendër të Shkupit, ku përqendrimet janë jashtëzakonisht të larta. Kujtojmë, sot në mëngjes Shkupi ishte i shtati në listën botërore të qyteteve me ajrin më të ndotur.”, thuhet në njoftimin nga platforma e Ministrisë së Mjedisit.
Ndërkohë pulmologu Dejan Dokiq thotë se çdo vit po përballemi me problemet e njëjta për sa i përket ndotjes së ajrit.
“Çdo vit dhe çdo dimër i kemi problemet e njëjta. Aktualisht gjendjen më kritike e kanë pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike në organet e frymëmarrjes duke filluar nga sinuset, bronhitet, asma, fibroza por gjithashtu por edhe pacientët që kanë probleme kardiovaskulare. Tek këta pacientë fillimisht manifestohet në formën e përkeqësimit të sëmundjes, por ajo që është më me rëndësi se edhe personat e shëndetshëm edhe ata pësojnë nga ajri i ndotur .Pikërisht për këtë arsye duhet të ruhen në kohën kur ka ajër më të ndotur të shkojnë në vende ku ajri nuk është shumë i ndotur në mal të vendosin edhe maska që janë me filtër hepa dhe janë më të sigurta.”, u shpreh pulmologu Dejan Dokiq.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se u pengon ajri i ndotur, kërkojnë zgjidhje të problemit.
“Ajri I ndotur na pengon jashtë mase, mbeturina ka në çdo anë. Këtu duhet me marrë masa Qeveria se ka njerëz që janë të sëmurë sidomos pleqëria. Neve na pengon përditë që jemi në treg.”, u shpreh një qytetare.
“Po na pengon ne jemi në moshë. Prej Vardarit e këndej nuk është pastruar asgjë ka mbeturina jemi si në Palestinë. Në gjoks kur marr frymë hyn pluhuri, lloj lloj sëmundje.”, tha një qytetar.
“Shumë jo pak, prej frymës se nuk ka këtu ajër të pastër, ai që është i sëmurë problem.”, u shpreh një qytetar.
“Ajri është shumë i ndotur, më pengon shumë sidomos mjegullat në mëngjes. Institucionet duhet të marrin masa sa më parë.”, tha një qytetar.
Mjekët apelojnë qytetarët gjatë periudhës së dimrit të marrin më shumë antioksidant siç është vitamina D, posaçërisht për fëmijët por edhe për të rriturit, vitamina C, si dhe ushqim të pasur me antioksidant.
VLORA LATIFI TOPOJANI
