Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Taravari: Jam optimist të votohen deri në fundvit

10.11.2024 15:39

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët me shpresë të madhe se ndryshimet kushtetuese mund të kalojnë deri në fund të dhjetorit...

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët me shpresë të madhe se ndryshimet kushtetuese mund të kalojnë deri në fund të dhjetorit. Optimizmin për të ecur përpara drejtë integrimeve që momentalisht e pengojnë ndryshimet kushtetuese, paraprakisht e ka shprehur edhe partneri koalicionar qeveritar i tij, VMRO-DOMNE-ja, rrjedhimisht kreu i ekzekutivit, Mickoski.
 
“Do të ketë ndryshime kushtetuese. Unë jam shumë optimist se deri në vitin e ri do të gjejmë mundësi për ndryshimet kushtetuese.”, tha kryetari i ASh-së, Arben Taravari.
 
Kërkesa për zgjedhejt e parakohshme, Taravari: S’ka problem, por nuk ndryshon gjë
 
Ndërkohë kërkesa e subjekteve politike për zgjedhje të  parakohshme parlamentare, për Taravarin nuk bëjnë përshtypje sepse sipas tij, edhe po të ndodhnin nuk bëjnë ndonjë ndryshim për diçka që u realizua para pesë muajve. Thotë se ditëve në vijim do të paraqitet skenë e re, por që dëshiron të jetë dëshmitarë koha që vjen.
 
“Në parim nuk ka asnjëfarë problem për zgjedhje, po, para pesë muajve kishim zgjedhje. Zgjedhje kemi edhe në vitin e ardhshëm në vitin 2025 po janë zgjedhje lokale edhe në qoftë se kemi sot zgjedhje nuk ndryshon diçka bindshëm. Unë mendoj se do të ketë ngjarje interesante këtë periudhë, kështu që t’ia lemë kohës dhe të shohim a do të kërkojnë partitë përsëri zgjedhje pas vitit të ri.”, tha Taravari.
 
Zgjedhje të parakohshme parlamentare kanë kërkuar partitë shqiptare opozitare me pretekstin se qeveria aktuale nuk angazhohet për qëllime strategjike ndërkaq sipas tyre votuesit shqiptarë në pushtet janë pa subjekt përfaqësues legjitim.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU