Botë

Meksikë - sulmohet Ministria e Arsimit, protesta kundër reformave në arsimin e lartë

29.04.2015 13:43

Dhjetëra protestues të maskuar sulmuan ndërtesën e Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin e Guerrero të Meksikës...

Dhjetëra protestues të maskuar sulmuan ndërtesën e Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin e Guerrero të Meksikës, duke hedhur bomba zjarri mbi ndërtesë në shenjë pakënaqësie ndaj autoriteteve.

Pasi hodhën bomba zjarri në hyrjen e ndërtesës, protestuesit hynë brenda dhe thyen gjithçka që iu doli përpara dhe në fund u vunë zjarrin dokumenteve.  

Shumica e demonstruesve ishin studentë nga kolegji “Ayotzinapa”, që u bë i njohur në mbarë botës pas ngjarjes tragjike të vitit të kaluar, ku u zhdukën  43 studentë.

Ata u përleshën me policinë, e cila përdori edhe gaz-lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Studentët shprehën kështu pakënaqësinë e tyre me reformat në arsim, të miratuara në fund të 2013.