Botë

Netanyahu dërgon të besuarin në Mar-a-Lago, presidenti izraelit do të takohet me Biden

10.11.2024 17:45

Presidenti izraelit Isaac Herzog do të takohet me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të martën....

Presidenti izraelit Isaac Herzog do të takohet me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të martën.
 
Ky takim vjen ndërsa kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu tha se ai po dërgon të besuarin Ron Dermer për t’u takuar po ashtu me Donald Trump në Mar-a-Lago më vonë këtë javë.
 
Netanyahu thotë se ka folur me Trump tre herë në ditët e fundit.
 
“Ne e shohim sy për sy kërcënimin iranian në të gjithë komponentët e tij dhe rrezikun që ai paraqet. Ne shohim gjithashtu mundësitë e mëdha me të cilat përballet Izraeli, në fushën e paqes dhe zgjerimit të tij, dhe në fusha të tjera.”, tha Netanyahu.