Maqedoni

Tetovë, ASh-ja e Taravarit mbajti kongres të jashtëzakonshëm

10.11.2024 18:03

Aleanca për Shqiptaret krahu i Arben Taravarit, sot në Tetovë, mbajti Kongresin e jashtëzakonshëm..

Aleanca për Shqiptaret krahu i Arben Taravarit, sot në Tetovë, mbajti Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë ku sipas kreut të ASh-ës, Arben Taravari, në këtë kongres është nënshkruar deklarata e përbashkët e kuvendarëve të ASh-ës, është zgjedhur kuvendi i partisë dhe pas disa javëve pritet të zgjidhet edhe kryesina e ngushtë e ASh-ës.
 
“E sollëm deklaratën e Aleancës për Shqiptarët, e cila është vazhdimësi e deklaratës së kongresit të vitit 2022-të, me disa ndryshime tani si pjesë e Qeverisë. Unanimisht u zgjodhën anëtarët e kuvendit dhe tash me plotë përgjegjësi mund të themi se ASh-ja e ka legjitimitetin e plotë e një partie e cila është e konsoliduar në gjitha aspektet. Në korrik e formuam Forumin rinor të ASh-ës, në tetorë Forumin e gruas të ASh-ës, e sot e mbajtëm kongresin ku u zgjodh kuvendi i ri dhe besoj se për dy ose tre javë kuvendi do të mbajë mbledhjen e parë ku do plotëson disa vende të kuvendarëve që i plotëson kryetari i partisë dhe do shpallet kryesia e re e Aleancës për Shqiptarët.”, u shpreh kryetari i ASh-ës, Arben Taravari.
 
Ndërsa, i pyetur se a ka ndikuar dhe a është takuar me ndonjë gjyqtar para se ta kthej në rigjykim rasti i ASh-ës, Tarvari tha se nuk është e vërtet dhe si ai ka përkrahjen e anëtarëve të ASH-ës. Ndërkohë, për vonesën e emërimeve në disa drejtori dhe zv drejtorë si koalicion VLEN, Taravari tha se nuk shpejton duke theksuar që çdo emërim të jetë në përputhje me ligjet tona. Ndërkaq paralajmëroi se çdo funksionar pas gjashtë muajve do të jepë përgjegjësi për punë e vetë dhe nëse ka arritur sukses do qëndroj, e nëse jo të njëjtët do të ndryshohen qofshin ato edhe ministra e zv ministra.
 
ARBEN TARAVARI