Botë

Turqia dëbon 325 shtetas afganë, ja çfarë pritet të ndodhë

10.11.2024 18:28

Autoritetet turke i kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën Ministria talibane për Riatdhesim dhe Refugjatë...

Autoritetet turke i kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën Ministria talibane për Riatdhesim dhe Refugjatë.
 
Sipas kësaj Ministrie, Organizata Ndërkombëtare për Emigrantë do të ofrojë nga 150 euro për secilin emigrantë të dëbuar.
 
Në muajt e fundit, Turqia i ka shpeshtuar bastisjet për arrestimin dhe dëbimin e afganëve, shumica e të cilëve janë pa dokumente.
 
Rreth 600 shtetas afganë u ndaluan nga policia gjatë bastisjeve në Stamboll në shtator dhe u dërguan në qendra ndalimi. /REL