Maqedoni
Bie bora e parë për këtë vit
11.11.2024 09:06
Në RMV sot ka rënë bora e parë...

Në RMV sot ka rënë bora e parë. Qytetarë nga lokacione të ndryshme të vendit po ndajnë pamjet e borës së parë që goditi vendin tonë.
Siç njofton Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me periudha me diellore. Do të ketë kushte për reshje të lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore do të ketë kushte për reshje të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale nga 7 deri në 14°C.
Në Shkup me vranësira të lehta deri mesatare dhe i ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura do të arrijë deri në 13°C.
