Maqedoni

Ademi: BDI kërkon zgjidhje institucionale të krizës

29.04.2015 14:03

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi, ka realizuar takim me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare...

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi, ka realizuar takim me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje të: Stefan Schennach (kryetar i Komisionit Monitorues), Robert Walter (raportues i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë), Andreas Gros (kryetar i grupit të Socialistëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës), si dhe Sylvie Affholder (sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës).

Temë bisede në këtë takim ishte situata aktuale politike në vend, me ç’rast anëtarët  e Këshillit të Evropës u interesuan për krizën politike, e cila është thelluar pas publikimit të përgjimeve nga ana e opozitës.

Në këtë rast, sekretari i përgjithshëm, Ademi, i njoftoi anëtarët e Këshillit të Evropës me qëndrimin e BDI-së rreth kësaj çështje dhe u diskutua për mundësitë e daljes nga kjo krizë.

Ademi nënvizoi se BDI konsideron se nevojitet zgjidhje institucionale, duke theksuar se qëndrimi i BDI-së është që të publikohen të gjitha bisedat që i posedon opozita dhe njëkohësisht të fillojë dialogu në mes partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtar, si dhe monitorimi i procesit gjyqësor për aferën e përgjimeve tha se është i domosdoshëm. “

Kjo është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë në të cilët gjendet vendi dhe të fokusohemi në drejtim të plotësimit të reformave, që janë të nevojshme në procesin integrues, që së shpejti të integrohemi në strukturat euroatlantike, NATO dhe BE”- tha Ademi.