Maqedoni
Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë dhe me cilësi të mirë
11.11.2024 12:02
Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë dhe ka cilësi të mirë, tregon raporti javor laboratorik....

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt. Këtë e tregon raporti javor laboratorik, gjegjësisht të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18).
NP "Ujësjellës Kanalizim" në Shkup sot paradite publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018.
"Departamenti për kontroll sanitar në periudhën prej datës 4 nëntor deri më 8 nëntor ka marrë 210 mostra për fiziko-kimike dhe 210 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 52 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.", thuhet në njoftim.
