Maqedoni

Kadastra uli çmimet, tani gjeodetët duhet të bëjnë veprimin e njëjtë

11.11.2024 17:33

Drejtori i Kadastrës, Ivan Zhivkovski, i bën thirrje Odës së Gjeodetëve që të ndjekin shembullin e tij...

Drejtori i Kadastrës, Ivan Zhivkovski, i bën thirrje Odës së Gjeodetëve që të ndjekin shembullin e tij dhe të ulin çmimet e shërbimeve. Ai pohon se janë bërë më të lira për 75 për qind dhe tani Oda e Gjeodetëve duhet të bëjë të njëjtin hap.
 
Ai thotë se nuk dëshiron të ndërhyjë në punën e tyre, por të ofrojë shërbim efikas dhe më të lirë për qytetarët.
 
“Në fillim të vitit 2024, çmimet e shërbimeve të kadastrës u rritën, njëkohësisht u rritën edhe çmimet e punëve gjeodezike. Megjithatë, tani ne i kemi ulur çmimet tona dhe tani është radha e gjeodetëve të vendosin nëse do të guxojnë të kërkojnë ulje të çmimeve të tyre gjithashtu.”, - deklaroi drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Ivan Zhivkovski.