Futboll
Strakosha: Faktori fushë favor për ne
11.11.2024 17:55
Për Thomas Strakoshën faktori fushë do të luajë një rol të rëndësishëm në dy takimet...

Për Thomas Strakoshën faktori fushë do të luajë një rol të rëndësishëm në dy takimet ne fundit të Shqipërisë në Nations League. Sipas portierit “Air albania” do të jetë një motiv më shumë për lojtarët që të japin gjithçka në fushë ndërsa pranoi se mes dy rivaleve shikon Republikën Çeke si ndeshje më delikate.
Çekia?
Besoj në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit.Nuk u futëm në fushë siç duhet. Pësuam gol në minutat e para. Nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para, pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo. Duhet të përqëndrohemi më shumë dhe të futemi mirë në fushë që në minutat e para. Kemi dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë edhe mendoj që jemi të gjithë të përgatitur mirë. Kemi mungesa apo jo, do të japim maksimumin dhe do tja dalim.
Çfarë duhet të bëjmë ndaj Çekisë për të fituar?
Duhet të jemi të përqendruar pasi në ndeshjen e fundit nuk ishim. Ekipi është me më shumë eksperiencë. Vijmë nga një Europian i mirë. Kemi dy finale në shtëpi dhe kemi tifozët tanë. Duhet të japim maksimumin dhe me zemër, të luftojmë për çdo top.
Do të luani në një stadium të mbushur plot.
Për çdo futbollist është motivim kur e ke stadiumin plot. Na jep zemër për të luajtur mirë. Është diçka shumë e bukur për ne dhe çdo shqiptar.
Konkurrenca në portë?
Duhet të pyesim trajnerin për portierët. Unë bëj maksimumin për vete. Konkurrenca është e mirë për ne dhe për lojtarët, pasi ka pasur vite që nuk kishim.
Ndeshja më e vështirë?
Besoj ndeshja e parë është më e rrezikshme. Finalja e parë është me Çekinë. Është ndeshje që duhet marrë me shumë seriozitet dhe të shohim se si do të dalim.
Etrit Berisha?
Më mungon Etrit Berisha, pasi lojtarët më të vjetër japin gjithmonë eksperiencë. Kush nuk thirret na mungon, Etritin e njoh prej 12 vitesh dhe na mungon si lojtar dhe si njeri.
