Basketboll

NBA, Denver e mundi Dallasin

11.11.2024 17:56

Skuadra e Denver Nuggets, mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës kanë shënuar fitoren...

Skuadra e Denver Nuggets, mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës kanë shënuar fitoren e tyre të pestë me radhë. Kësaj radhe me rezultatin 122:120 e mundi Dallas Mavericks.
 
Kjo fitore erdhi falë Nikola Jokic, që realizoi një “triple double” (37 pikë, 18 bllokime, 15 asistime), ndërsa Michael Porter Jr.  në 7 sekonda para fundit të ndeshjes dhe këtë vendasit e ruajtën deri në fund të takimit.
 
Dallas-it, nuk i ndihmoi as efikasiteti i Kyrie Irving, i cili ndeshjen e mbylli me 43 pikë, ndërsa slloveni Donçiç ndeshjen e mbylli me 24 pikë.
 
Los Angeles Lakers  në terren vendas me 123-103  e mundën Toronto Raptors, ndërsa LeBron James në fitoren e ekipit të tij kontriubuoi me “triple double”.
 
James  shënoi 19 pikë me  16 aistime e 10 kërcime, ndërsa Anthony Davis shtoi 22 pikë para se ta braktiste parketin për shkak të lëndimit të syrit. Për James ishte kjo arritje e 115-të  “triple double”. Nga ndeshjet e tjera veçohet humbja e tetë  sezonale e Milëaukee Bucks. Kësaj radhe u mundën nga Boston Celtics me 113:107.
 
Sacramemeto Kings në terren mysafir pas kohës shtesë me 127-118  e mundi Phoenix Suns.