Botë
Planifikoi një sulm terrorist në një treg Krishtlindjesh, arrestohet 17-vjeçari
11.11.2024 18:46
Një 17-vjeçar është arrestuar në Gjermani, pasi planifikoi një sulm me kamion...

Një 17-vjeçar është arrestuar në Gjermani, pasi planifikoi një sulm me kamion në një treg Krishtlindjes në Schleswig-Holstein.
Gazeta gjermane Bild shkruan se arrestimi i 17-vjeçarit erdhi nga përgjimi i bisedave telefonike të përgjuara dhe komunikimet e tjera në rrjetet islamike. Agjencitë gjermane u informuan edhe nga homologët e tyre amerikanë. Informacioni i parë nga shërbimet sekrete amerikane u dha tashmë pranverën e kaluar dhe më pas prokuroria e çështjes mori përsipër prokurorinë e Flensburgut, në Schleswig-Holstein.
“Ju siguroj se jemi duke hetuar një rast të planifikimit të një akti të rëndë dhune i cili do të rrezikonte shtetin dhe jetën e njerëzve. Një urdhër arresti është lëshuar për një 17-vjeçar”, tha për gazetën prokurori i qarkut Bird Winterfeld.
Aktualisht i riu me origjinë turke ndodhet në paraburgim.Top Channel
