Maqedoni
Parashikimi i motit
12.11.2024 09:03
Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, pasdite dhe gjatë natës në pjesët jugore me reshje të kohëpaskohshme shiu, kurse në zonat malore me borë të kohëpaskohshme. Në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 13°C.
Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me mjegull me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10°C.
