Botë
Izraeli: Nuk ka armëpushim, ushtria do të vazhdojë të godasë Hezbollahun
12.11.2024 10:40
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se “nuk do të ketë armëpushim apo pezullim të luftimeve në Liban”...

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha në një postim sot gjatë takimit të tij me zyrtarë ushtarakë përsëriti se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hezbollahun me të gjitha forcat e tij dhe se nuk do të ketë armëpushim.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite i kërkoi sot popullatës që të evakuojë zonat e periferive jugore të kryeqytetit libanez Bejrut, duke paralajmëruar sulme kundër lëvizjes shiite libaneze Hezbollah.
“Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, ju duhet t’i evakuoni menjëherë këto ndërtesa dhe fqinjët e tyre dhe duhet të lëvizni të paktën 500 metra larg.”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avishai Andrai.
Në mesazh ai i referohet zonave të Haret Hreik, Gobeiri dhe Lailaki, në periferitë jugore të Bejrutit, të cilat janë një bastion i Hezbollahut.
