Botë
Zelenski thotë se Rusia ka 50 mijë trupa në Kursk
12.11.2024 11:05
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka thënë se inkursioni i vazhdueshëm i ushtrisë së tij në rajonin e Kurskut...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka thënë se inkursioni i vazhdueshëm i ushtrisë së tij në rajonin e Kurskut të Rusisë po mban nën kontroll tani 50 mijë trupa ruse.
Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit, Zelenski tha se operacioni po reduktonte aftësinë e Moskës për të sulmuar brenda vetë Ukrainës. Ai e ka përmendur prej kohësh këtë si qëllimin e ofensivës, pavarësisht skepticizmit nga disa aleatë perëndimorë. Sipas Institutit për Studimin e Luftës, një organizatë jofitimprurëse e ShBA-së, Rusia kishte 11 mijë trupa në Kursk, kur Ukraina filloi inkursionin e saj tronditës në fillim të gushtit. Megjithatë, një raport në Nju Jork Tajms sugjeron se Moska ka arritur grumbullimin e trupave të saj në Kursk pa ndonjë nevojë për të tërhequr ushtarët e saj nga Ukraina. Gazeta thotë se trupat e Koresë së Veriut po vendosen gjithashtu në Kursk si pjesë e një kundërofensive të afërt ruse.
