Maqedoni

BDI: Kërcënimet e Mickoskit janë të paligjshme, të bëjmë veting

12.11.2024 11:26

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thotë përmes një komunikate se dënon sjelljen e papërgjegjshme të kryeministrit..

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thotë përmes një komunikate se dënon sjelljen e papërgjegjshme të kryeministrit me legjitimitet një etnik, i cili, në mënyrë të përsëritur, po keqpërdor pozitën e tij shtetërore për të kërcënuar politikanët e opozitës.

Sipas BDI-së, këto kërcënime të vazhdueshme janë të paligjshme dhe tregojnë një arrogancë që është shenjë e pasigurisë së tij.
 
“Nëse kryeministri do të ishte vërtet i sinqertë në luftën kundër korrupsionit, ai do të pranonte thirrjen tonë për një proces vetingu të pavarur dhe ndërkombëtarisht të ndërmjetësuar, që të përfshijë të gjitha partitë dhe politikanët, përfshirë vetë atë. I bëjmë thirrje kryeministrit të ndalojë menjëherë këto praktika të dëmshme, të ruajë dinjitetin e pozitës së tij dhe të respektojë ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e institucioneve. BDI-ja mbetet e angazhuar për mbrojtjen e këtyre parimeve dhe do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të abuzuar pushtetin dhe për të cenuar institucionet e pavarura të vendit.”, theksuan nga BDI.