Maqedoni
Numri i këshilltarëve në komunën e Sarajit, VLEN-i demanton BDI-në për uljen e numrit të tyre
12.11.2024 11:55
Koalicioni VLEN demanton ushtruesin e detyrës së komunës së Sarajit, Iljas Veseli...

Koalicioni VLEN demanton ushtruesin e detyrës së komunës së Sarajit, Iljas Veseli, për siç thonë, gënjeshtrën e plasuar se do të ulet numri i këshilltarëve në komunën e Sarajit. Kjo deklaratë nuk përkon me realitetin, thonë nga VLEN-i, duke sqaruar se këshilltarët personal të tyre nuk mund të futen në listën e Këshilltarëve komunal.
"Ne e demantojmë këtë përmes fakteve si vijojnë: Komuna e Sarajit ka pasur 19 këshilltarë edhe me vendimin e fundit të qeverisë do të ketë sërish 19 këshilltarë. Pra, emrat e këshilltarëve aktual në Komunën e Sarajit figurojnë edhe në faqen zyrtare të komunës mund t’i shihni e verifikoni. Janë 19 këshilltarë me emër e mbiemër, prandaj ne nuk e dimë ku janë sot edhe ata katër kolegë këshilltarë të Veselit, që sipas tij qenkan 23. Prandaj, VLEN kërkon nga Blerim Bexheti bashkë me pasuesin e tij të dëshmojnë e të nxjerrin emrat e 23 këshilltarëve të pretenduar. Sqarojmë që, këshilltarët personal të tyre nuk mund të futen në listën e këshilltarëve komunal.", thonë nga VLEN.
