Maqedoni

Andonovski: Raportoni manipulimet gjatë blerjeve onlajn

12.11.2024 13:57

Mbi 50 për qind e qytetarëve në vendin tonë blejnë onlajn, kryesisht rroba, pajisje elektronike dhe produkte shtëpiake...

Mbi 50 për qind e qytetarëve në vendin tonë blejnë onlajn, kryesisht rroba, pajisje elektronike dhe produkte shtëpiake, u tha në konferencën e 7 rajonale kushtuar e-tregtisë. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Adonovski, deklaroi se është i nevojshëm edukimi i të rinjve dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e teknologjive të reja dhe zgjidhjeve digjitale. Ai  gjithashtu apeloi te qytetarët që çdo manipulim gjatë blerjeve onlajn ta raportojnë në institucionet kompetente.
 
“Vizioni jonë është i orientuar drejt një eko-sistemi  dinamik digjital nëpërmjet qasjes sistematike në më shumë drejtime kyçe nga infrastruktura deri në aftësitë, por edhe në krijimin e kornizës rregulluese, е cila do të nxitë investimet. Qëllimi ynë është që të punojmë në lehtësimin e tregtisë përtej kufijve, përforcimin e sistemeve për pagesë dhe modernizimin e infrastrukturës logjistike. Vlerësoj se nëpërmjet adresimit të këtyre sfidave mund të krijojmë një treg më të integruar dhe më efikas të digjitalizuar në nivel rajoni.”, - deklaroi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski. 
 
Angellovska: Blerësit e vendit preferojnë pagesat me kesh
 
Pagesa me para të  gatshme edhe më tej mbetet mënyra dominuese e pagesës për shkak të aftësive dhe besimit digjital, - thotë Angellovska nga Agjencia për e-tregti. Vetëm vitin e kaluar janë shpenzuar 650 milionë euro për blerje onlajn.
 
“Preferencat e blerësit të vendit janë të paguajnë me para të gatshme. Rajoni në krahasim me Evropën ka nivelin më të ulët të atyre që kanë llogari apo kartela pagesore dhe më së paku i përdorin ato kartela ku paraja e gatshme ende është dominuese. Ne po shohim se si të gjejmë metoda të tjera pagesore, të cilat në vendet e zhvilluara janë normale.”, - theksoi Nina Angellovska nga Agjencia E-tregti.
 
Serbia kryeson rajonin për sa i përket blerjeve onlajn, malazezët më shumë porosisin ushqim, ndërsa konsumatorët nga Kosova porosisin më tepër pajisje elektronike.
 
GAZMEND KURTISHI