Hajrullahu ankimoi vendimin për suspendimin e tij, nga PThP-ja hedhin poshtë akuzat e Hajrullahit
Prokurori i lartë publik, Mustafa Hajrullahi...

Prokurori i lartë publik, Mustafa Hajrullahi, i cili ishte shef i Prokurorisë së Lartë të Shkupit tha se kryeprokurori Lupço Kocevski ka ushtruar presion me suspendimin që iu përcaktua.
Vendimin e quajti si tendencioz, skandaloz, hakmarrës, i cili sipas tij, ka për qëllim të ndikojë mbi lëndët të cilët po punohen në Prokurorinë e Lartë.
Në Këshillin e Prokurorëve, Hajrullahi e ankimoi vendimin për suspendim e tij dhe akuzon se në “luftën” kundër tij është përfshirë edhe vajza e kryeprokurorit, e cila, sipas Hajrullahit, u ka dhënë informacione mediave.
“Vendimi është skandaloz shkaku i saj se kryeprokurori në bazë të një shkrese të cilën e kanë bërë disa të punësuar në Prokurorinë e Lartë, të cilët janë ankuar për mënyrën se si unë sillem me atë që është skajshmërisht e pa vërtetë, të njëjtën shkresë e ka formuluar në padi penale në të njëjtën ditë 31.10., ditën kur unë e shpalosa skandalin me video-incizimin, në të cilën shihet se vetë vajza e kryeprokurorit i dorëzon materialet tek një gazetare, kolege e juaj.”, - deklaroi prokurori i suspenduar, Mustafa Hajrullahi.
Hajrullahi hedh poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij se kinse ai ka ushtruar mobing, teksa ka udhëhequr me këtë prokurori. E vërteta është tërësisht e kundërta, tha ai. Hajrullahi ankohet se kryeprokurori ka ushtruar presion ndaj tij në lidhje me lëndët që ka të bëjë me shpërblimet e PSP-së, ndërsa paralajmëroi se do të padisë të gjithë ata që kanë thënë se janë keqtrajtuar nga ai.
“Mobingu është një konstruim nga ana e një prokurori të Prokurorisë së Lartë të Shkupit me disa të punësuar, me qëllim që të nxjerrin informata jo të sakta për rrjedhën e punës në këtë prokurori dhe me qëllim që të nxijë karrierën time dhe punën time si shef i Prokurorisë. Presion kam pasur për shpërblimet e PSP-së dhe kryeprokurori më tha se duhet të vërtetojë vendimin e shkallës së parë se ai din se do të iniciojë procedurë disiplinore.”, - theksoi prokurori i suspenduar, Mustafa Hajrullahi.
Nga Prokuroria Themelore Publike hedhin poshtë akuzat e Hajrullahit si të pavërteta. Thonë se kryeprokurori në asnjë moment nuk ka ushtruar presion ndaj tij. Nuk është e vërtetë se nga PThP-ja po dalin informacione. Thonë se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit të xhirimeve, që kanë dalë në opinion, si dhe për punën e përgjithshme që ka bërë Hajrullahi në Prokurorinë e Lartë.
“Vendimi për shkarkimin e tij është marrë, sepse nëse vazhdonte të kryejë detyrën e tij do të kishte efekt të dëmshëm në menaxhimin dhe trajtimin e lëndëve të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup. Sa i përket kinse dhënies së informacioneve konfidenciale, përsërisim edhe një herë se asnjë informacion konfidencial apo ndonjë informacion tjetër lidhur me mbikëqyrjen e jashtëzakonshme nuk është “lëshuar” nga Prokuroria Publike.”,- thuhet në reagimin e PThP-së.
Sa i përket mbikëqyrjes së jashtëzakonshme në Prokurorinë e Lartë, e cila e inicioi kryeprokurorin Kocevski, Hajrullahi nuk është kundër. Tha vetëm se është kontestues fakti që nga tre prokurorë publikë, dy sipas ligjit në fuqi, nuk duhet të marrin pjesë në këtë mbikëqyrje.
Deri në këto momente ende nuk është publikuar raporti për këtë, ndërsa opinioni do të njoftohet në kohë për konkluzionet që dalin nga ai, thuhet në reagimin e PThP-së. (Rexhep Qamili, TVM2)
