Maqedoni

Siljanovska tërheq nga detyra 7 ambasadorë

12.11.2024 18:05

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, ka tërhequr 7 ambasadorë...

Në mesin e ambasadorëve të tërhequr është edhe ambasadori i Maqedonisë në NATO me seli në Bruksel, Dane Taleski, i cili, do të mbetet në detyrë deri më 15 janar 2025, ndërsa gjashtë ambasadorëve të tjerë mandati u përfundon më 30 nëntor të këtij viti.
 
Nga 1 dhjetori i përfundon mandati Teuta Agai Demjahas, shefe e misionit të Maqedonisë pranë OKB-së në Gjenevë.
 
Po ashtu është tërhequr edhe Danço Markovski, ambasador në Shqipëri dhe Maria Efremova në Vatikan, Faton Beita nga Danimarka, Sali Limani nga Kazakistani dhe Shaban Jashari, ambasador në Katar me qendër në Doha.