Maqedoni

Mucunski priti në takim kryesuesin e OSBE-së, Borg

12.11.2024 18:29

Prioritetet dhe sferat kryesore që OSBE-ja mund t’i bëjë...

Prioritetet dhe sferat kryesore që OSBE-ja mund t’i bëjë në bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut dhe shtetet anëtare të saj, janë temat që janë diskutuar në takimin tet a tet të Ministrit të Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me kryetarin aktual të OSBE-së, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve dhe Tregtisë të Jashtme të Maltës, Jan Borg.
 
Kryetari aktual i OSBE-së, Borg, tha se fatkeqësisht situata sfiduese e sigurisë në rajonin e OSBE-së i ballafaqon me një epokë të një pasigurie të thellë, pasi lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah brishtësinë e paqes në Evropë dhe ka krijuar një trend të ri që kërcënon stabilitetin e sistemit mulateral. 
 
“Kemi një shtet anëtar që ushtron agresion ndaj një shteti tjetër. Situata është e qartë, kemi një agresor dhe një viktimë dhe që të sjellim vendim duhet pajtim. Për miratim të buxhetit pritet disa vite dhe kuptohet që kjo ndikon mbi funksionalitetin e organizatës dhe është një nga arsyet që kam kushtuar shumë kohë që të vizitoj sa më shumë misione të OSBE-së dhe jo vetëm në Evropën Juglindore, por edhe në Azinë Qendrore që t’i bindi se i vlerësojmë përpjekjet e tyre dhe se do të bëjmë gjithçka që mundemi që Organizata dhe iniciativat të vazhdojnë. Ende s’kemi marrëveshje, por nuk do të heqim dorë.”, - deklaroi kryetari i OSBE-së, Jan Borg.
 
Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se vendi do të vazhdojë të përkrahë misionin e OSBE-së në aftësimin e organizatës që të vazhdojë të kryejë misionin e saj në momentin më të vështirë të sigurisë politike në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
 
“Ne i vlerësojmë jashtëzakonisht përpjekjet tuaja dhe mënyrën se si e menaxhuat organizatën në vitin e kaluar, në atë kontekst ajo përfaqësonte një urë lidhëse ndërmjet Shkupit dhe Helsingut. Shpresojmë që kryesimi i Maltës i këtij viti do t'i mundësojë Helsingut, vendi ku u nënshkrua akti përfundimtar me kryesimin e ardhshëm, të forcojë më tej objektivat e OSBE-së përmes dialogut politik dhe me ndihmën e mjeteve demokratike dhe qeverisjes demokratike.”, - theksoi ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. 
 
Ministri i Punëve të Jashtëm, Mucunski, informoi se për sa i përket emërimit të ambasadorëve dhe kryekonsujve të rinj, aktualisht është një proces konsultimi mes presidentit, kryeministrit dhe pret që së shpejti të fillojë procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj, natyrisht duke pasur parasysh cilësitë dhe kualifikimet e personave që do t'i emërojmë.
 
Ndërsa tha se një nga prioritetet për emërimin më të shpejtë të ambasadorit të ri është ambasadori i ri në NATO, sepse mandati i ambasadorit Dane Taleski përfundon menjëherë pas festave të Vitit të Ri. 
 
SANIJE DURAKU