Maqedoni

Shënohet 80-vjetori i çlirimit të Shkupit

13.11.2024 11:16

Me rastin e shënimit të 80-vjetorit të çlirimit të Shkupit, në varrezat partizane në Butel, delegacione nga Qyteti i Shkupit dhe nga Kuvendi...

Me rastin e shënimit të 80-vjetorit të çlirimit të Shkupit, në varrezat partizane në Butel, delegacione nga Qyteti i Shkupit dhe nga Kuvendi, do të vendosin lule të freskëta para përmendores së çlirimtarëve të qytetit.

Një delegacion i Qytetit të Shkupit dhe delegacioni i Kuvendit, në përbërje nga: Dijana Ilievska, Sllavjanka Petrovska dhe Daniella Belimova, vendosën lule të freskëta edhe para përmendores së gjeneral Mihajllo Apostollski në Alenë e Kolosëve, ndërsa në orën 12:30, para përmendores së çlirimtarëve të qytetit të Shkupit para Qeverisë.
 
Akademia solemne dhe ndarja e Çmimit të 13-të të Nëntorit, do të mbahet në orën 19:00 në Filarmoninë e Maqedonisë.