Liga e Kombeve, Maqedonia kërkon vendin e parë në grup
13.11.2024 13:32
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll të enjten do të luajë ndeshjen e para fundit zyrtare në këtë vit...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll të enjten do të luajë ndeshjen e para fundit zyrtare në këtë vit të vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-së. Në këtë ndeshje do jetë mikpritëse e Letonisë. UEFA, për këtë ndeshje arbitër kryesor ka caktuar gjeorgjianin Kikaçeivili. 33-vjeçari, në karrierën e tij asnjëherë nuk ka drejtuar ndeshje të Ligës së Kombeve.
Maqedonia në përballjen me Letoninë, kërkon fitore me të cilat do vuloste pozitën e parë në grupin C4, por në kohë të njëjtë kërkon edhe pikë të rëndësishme për balotazhin e botërorit në të cilën renditje do bëjnë pjesë edhe përfaqësueset e grupeve të tjera. Ndeshja Maqedonia – Letonia do të luhet nga ora 20:45 minuta, ndërsa tre ditë më vonë do t’ju bëjmë “konak”, Ishujve Faroe të cilët në hapje të këtij cikli në Torshavn ia morën një pikë Maqedonisë. Ndeshjet e para balotazhit në program janë me 20 dhe 22 mars të vitit të ardhshëm. (Gazetar: Safet Ademi)
