Kupa e NBA-së, Detroit triumfon pas kohës shtesë

13.11.2024 13:37

Mbrëmjen e kaluar në kupën e NBA-së, janë zhvilluar tetë ndeshje...

Mbrëmjen e kaluar në kupën e NBA-së, janë zhvilluar tetë ndeshje. Ndeshja, mes Detroit Pistons e Miami Heat u vendas në kohën shtesë, ndërsa me rezultatin 123-121 triumfuan vendasit e Detroit. Malik Beasley, në 1.1 sekonda para fundi të kohës shtesë shënoi nga goditjet e lira dhe me këtë skuadrës së tij ia siguroi fitoren. Miami Heat në këtë ndeshje nuk I ndihmuan as 40 pikët e Tyler Herro. Ai në fund të pjesës së rregullt shënoi 9 pikë me goditje nga distanca dhe ndeshjen e çoi në  vazhdime. Miami Heat  kërkoi pushim, I cili nuk ju takonte dhe për këtë u dënuan me gabim teknik dhe kjo rezultoi me avantazh të Pistons me 122-121. Më pas Beasley  realizoi një nga dy goditjet e lira. Beasley e Cade Cunningham  shënuan nga 21 pikë për Detroit.
 
Nga ndeshjet e tjera të Kupës së NBA-së, veçohet ajo mes Golden State Warriors e Dallas. Golden State në terren vendas me 120-117  shënoi fitore, duke prishur kthimin e Klay Thompson në San Francisco. Atlanta Hawks në transfertë me 117-116 e mundën Boston Celtics. New York Knicks me fitoren në transfertë me 111:99 e prishi debutim sezonal të Joel Embiid tek Philadelphia 76ers. Ndërsa Portland Trail Blazers në terren vendas me 122-108 e mundi Minnesota Timberëolves. (Gazetar: Safet Ademi)