KHF Skopje dhe Gjevgjelia përjashtohen nga FHM!

13.11.2024 13:39

Fundjava që lamë pas na dhuroi pamje aspak të mira në hendbollin vendor, ku përballjen KHF Skopje – Gjevgjelia...

Fundjava që lamë pas na dhuroi pamje aspak të mira në hendbollin vendor, ku përballjen KHF Skopje – Gjevgjelia, e vlefshme për Kupën e Maqedonisë, asnjëra skuadër nuk dëshironte të fitojë.  Nga sot kjo ndeshje ka edhe epilogun e saj, pasi Federata e Hendbollit të Maqedonisë, ka marrë vendim për përjashtimin e klubeve nga anëtarësia e saj. Në pesë minutat e fundit të ndeshjes në fjalë Skopje – Gjevgjelia, hendbollistet e njëjrës dhe skuadrës tjetër shënonin autogola, ndërsa në anën  tjetër e mbronin portën kundërshtare.

FHM-ja, sot  edhe zyrtarisht bëri publike vendimet  e saja për dënimet e të gjithë të involvuarve në këtë skandal të hendbollit vendor.  Klubet u përjashtuan nga antarësia në FHM dhe nuk do të mund të garojnë në asnjë nivel të garave. Pezullime morën edhe trajnerët e klubeve, të cilat  për dy vjet nuk do të mund të punojnë në hendboll. Përpos këtyre dënime morën edhe personat zyrtar të kësaj ndeshje të deleguar nga FHM-jë.