Lufta me korrupsionin, Azeski: Na mungon strategji e qartë, TI dhe OEM nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

13.11.2024 14:27

“Transparency Internacional” dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut...

“Transparency Internacional” dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të luftuar korrupsionin në sektorin e biznesit. Përfaqësuesit e të dy organizatave, Azevski dhe Pankovski, thanë se marrëveshja në fjalë një kohë të gjatë përgatitet dhe janë të mendimit se ajo do të ndihmojë për të parandaluar korrupsionin në sektorin e biznesit.

“Pas shumë negociatave vendosëm publikisht të nënshkruajmë një marrëveshje për bashkëpunim, që prek prioriteti ynë për të luftuar korrupsionin në sektorin e biznesit edhe me këtë marrëveshje. Një kohë të gjatë sikur na mungon një strategji e qartë për të parandaluar korrupsionin, edhe pse mendoj se kemi organizata dhe institucione të mjaftueshme që marrin ndihmë ndërkombëtare. Pa sundimin e ligjit nuk ka biznes, nuk ka profit dhe është rrezikuar biznesi në përgjithësi.”, - deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të RMV-së, Branko Azevski.

“Besojmë se me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim do të punojmë për të luftuar korrupsionin në sektorin e biznesit në rritjen e integritetit të përfaqësuesve të biznesit me çka do të ndikohet në një mënyrë thelbësore në vendin tonë për të parandaluar korrupsionin.”, - theksoi kryetari i “Transparency Internacional”, Blagoja Pandovski.

Në prag të realizimit të takimit mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe sektorit bankar këtë fundjavë duhet të saktësohen detajet rreth provizioneve bankare për të dhënë kredinë hungareze për komunat. Azeski tha se deri në këto momente ai nuk është ftuar në këtë takim.

Pavarësisht kësaj, ai është i mendimit se provizionet bankare nuk duhet të jenë të mëdha dhe ato duhen dhënë në kuadër të pritshmërive, pasi që siç tha Azeski, bëhet fjalë për interes shtetëror. (Rexhep Qamili, TVM2)