Maqedoni
Shkupi shënon 80-vjetorin e çlirimit
13.11.2024 14:44
Shkupi shënon 80-vjetorin e çlirimit....

Shkupi shënon 80-vjetorin e çlirimit. Me këtë rast, delegacione nga Qyteti i Shkupit dhe nga Kuvendi vendosën lule të freskëta para përmendores së çlirimtarëve të qytetit. Akademia solemne dhe ndarja e çmimit “13 Nëntori” do të mbahet në orën 19:00 në Filarmoninë e Maqedonisë.
Paraprakisht, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ftoi të gjithë aktorët politikë që të punojnë së bashku për ta bërë Shkupin vend më të mirë për jetë.
“Të tejkalohen pengesat politike, të tejkalohen kotësitë dhe inatet. Të punohet për interesin e qytetarëve dhe të veprohet çdo ditë për atë që kemi përgjegjësi dhe kjo është: “Ta bëjmë qytetin një vend më të bukur për të jetuar për gjithsecilin nga ne.” Kjo ditë e shënuar historike, më duhet ta them 80-vjetori jubilar, është diçka fantastike për ta përjetuar dhe shënuar. Është një simbol i fitores, i shpirtit, vendosmërisë dhe sakrificës së gjeneratave para nesh, që u përpoqën të bëjnë diçka më shumë, për gjeneratat që vinë pas tyre.”, - deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
