Ekonomi
Propozim-buxheti për vitin 2025, opozita kritikon projeksionet e Qeverisë
13.11.2024 14:57
Opozita, si BDI-ja, po ashtu edhe LSDM-ja kanë kritikuar propozim-buxhetin për vitin 2025....

Opozita, si BDI-ja, po ashtu edhe LSDM-ja kanë kritikuar propozim-buxhetin për vitin 2025. BDI-ja konsideron se në strukturën e buxhetit, shpenzimet kapitale janë më ulëta krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa, LSDM-ja paralajmëroi ndërhyrje me mbi 200 amendamente.
“Buxheti për vitin 2025 nuk i respekton rregullat fiskale, tani më të definuara me ligj. Në propozim-buxhetin e vitit 2025 ka të ardhura dhe shpenzime më të larta se ai vitit 2024, në strukturën e buxhetit shpenzimet kapitale janë më ulëta 12.6% krahasuar me 13.1% të vitit të kaluar. Ka deficit më të lartë në krahasim me buxhetin fillestar të vitit 2024, gjithmonë flasim për buxhetin e vitit 2024 para rebalancit nga Qeveria pa legjitimitet.”, - deklaroi Faton Ahmeti nga BDI.
“Projeksioni i Qeverisë për rritjen e lartë të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është vendosur mbi një bazë joreale dhe synon të justifikojë një deficit më të madh. Një qasje e tillë do të thotë rritje e borxhit publik pa sjellë zhvillim. Me fjalë të tjera, ne do të shpenzojmë më shumë se sa fitojmë dhe borxhin do të duhet të kthejmë në të ardhmen.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
