Maqedoni

Paraburgoset i dyshuari për vrasjen në Luboten

29.04.2015 16:18

Pjesëtarët e njësitit "Alfa" të hënën rreth orës 23:00 në fshatin Luboten e kanë arrestuar T.B. (21)...

Pjesëtarët e njësitit "Alfa" të hënën rreth orës 23:00 në fshatin Luboten e kanë arrestuar T.B. (21) i dyshuar se në datën 16 të këtij muaji para xhamisë së fshatit e ka vrarë Xhevahir M (31).
 
Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se te i dyshuari për vepër penale "vrasje" njëkohësisht është gjetur edhe një pushkë automatike AK 47 me kalibër 7,62 mm e cila është gjithashtu lëndë e veprës penale. Gjykatësi në procedurën paraprake të T.B. i shqiptoi paraburgim prej 30 ditëve.
 
MPB-ja paraprakisht informoi se më datën 16 të këtij muaji rreth orës 19:00, A.M. (23), vëllai i Xhevahir M (31) ka lëvizur me automjet në drejtim të lagjes Radishan ku në afërsi të qarkores në lagjen Butel, për shkak të mosdhënies përparësi në kalim në komunikacion ishte grindur me personin J.B. (19) vëllai i të denoncuarit T.B. i cili gjithashtu lëvizte me automobil.
 
Ata ishin ndalur pas çka kishte filluar grindja verbale dhe pastaj ishin shkëmbyer edhe disa goditje me grusht pas çka e kanë lëshuar vendin.
 
Pasi. A.M. kishte arritur në shtëpi, vëllai i tij Xhevahir M. i kishte thënë se ka marrë thirrje telefonike nga miku i tij i cili i kishte ftuar që të dy të shkojnë në fshatin Luboten ku do të vinte personi me të cilin paraprakisht A.M. ishte grindur, për t'u pajtuar mes vete.
 
Rreth orsë 21:30 A.M. dhe Xhevahir M. me automjet ishin drejtuar drejt fshatit Luboten ku në rrugë ishin takuar nga R.J. (58) babai i i denoncuarit i cili ishte së bashku me djalin e tij J.B. dhe u kishte thënë që të vazhdojnë të vozisin deri te xhamia.
 
Pasi kishin arritur te xhamia A.M. dhe Xhevahir M. kishin dalë nga automjeti pas çka kishte filluar biseda mes tyre dhe në një moment nga një rrugë ishte shfaqur T.B. i armatosur dhe pa kurrfarë paramendimi ka shtënë një plumb në drejtim të Xhevahir M. të cilin e kishte goditur në pjesën e kraharorit dhe menjëherë e kishte braktisur vendin e ngjarjes./mia