Vijojnë sulmet ruse mbi Ukrainën, Kievi kërkon armë me rreze të gjatë veprimi

13.11.2024 16:33

Pas më shumë se dy muajsh...

Pas më shumë se dy muajsh, Rusia nisi përsëri një sulm masiv me raketa balistike në Kiev. Sulmet me dronë nga të dyja palët nuk ndalojnë. Pentagoni vazhdon të pretendojë se ushtarët e Koresë së Veriut janë gjithashtu në terren. Situata me Herson në Dnieper është dramatike.

“Ishin tre shpërthime të forta, mendova se shtëpia ishte hedhur në erë.”, - tha një banore.

“80 për qind e banesave janë të dëmtuara. Vala shpërthyese theu xhamat, grisi çatinë dhe mbulesat.”, - tha një banore tjetër.

Pasi fitorja e Trampit në zgjedhje shkaktoi alarmin për Ukrainën, sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, po zhvillon takime në Bruksel. Me kreun e NATO-s, Rute përsëriti mbështetjen e Kievit për të vazhduar.

“Ne duhet të bëjmë më shumë që Ukraina të jetë në gjendje të vazhdojë të luftojë kundër agresionit rus për të parandaluar që Putini të ketë sukses në Ukrainë. Ne e dimë prej disa kohësh se Kina po ndihmon përpjekjet e luftës duke anashkaluar sanksionet dhe duke dërguar mallra me përdorim të dyfishtë në Rusi. Irani po e bën këtë me teknologjinë e dronëve.”, - deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.

Sipas Blinkenit, NATO-ja do të vazhdojë me një agjendë të shtuar në ditët e fundit të administratës së Bajdenit për çdo dollar i premtuar të dërgohet në Ukrainë deri më 20 janar, kur Trampi të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

“Le t'i fokusojmë përpjekjet tona në sigurimin e Ukrainës me para, municion dhe fuqi punëtore të lëvizshme për një betejë efektive në vitin e ardhshëm, por edhe për të qenë në gjendje të negociojmë paqen. Presidenti Bajden është i përkushtuar të dërgojë çdo dollar që kemi në dispozicion në Kiev.”, - theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken.

Reagoi Kremlini, rritja e infrastrukturës ushtarake amerikane në Evropë është një përpjekje për të kufizuar potencialin ushtarak të Rusisë.

“Nëse ju kujtohet, Putin ishte shumë aktiv në negociatat në të cilat ai shprehu shqetësimin për planet e ShBA-së për të krijuar zona të mbrojtjes raketore në Evropë. Edhe atëherë ne këmbëngulëm se fjalët e amerikanëve se ato plane ishin të drejtuara kundër kërcënimit të parëndësishëm iranian ishin në fakt një gënjeshtër. Kjo konfirmon se presidenti Putin ka të drejtë.”, - tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

ShBA-ja kohët e fundit arriti të sigurojë tetë miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. (Flutura Latifi, TVM2)