Maqedoni

Parashikimi i motit

14.11.2024 10:52

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme...

Moti sot kryesisht me vranësira, që nga nata me reshje të dobëta shiu, e më pas gjatë ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu më të bollshme (mbi 20 l/m2), kurse në male me borë të herëpashershme. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e fortë nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 12°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët gjatë natës e më pas gjatë ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu, herë pas here më të bollshme. Temperatura minimale do të ulet në 4 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10°C.