Botë

Hjuman Rajts Uoç akuzon Izraelin: Janë bërë krime kundër njerëzimit

14.11.2024 11:51

Izraeli po përdor urdhrat e evakuimit për të “zhvendosur qëllimisht dhe me detyrim” civilët palestinezë në Gazë...

Izraeli po përdor urdhrat e evakuimit për të “zhvendosur qëllimisht dhe me detyrim” civilët palestinezë në Gazë, sipas një raporti të Human Rajts Uoç, i cili thotë se politika përbën krime kundër njerëzimit.
 
Grupi me bazë në ShBA njoftoi se kishte mbledhur prova që sugjeronin “krimin e luftës të transferimit të dhunshëm të popullatës civile”, duke e përshkruar atë si “një shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës dhe një krim sipas statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare”.
 
Raporti u publikua mes provave në rritje se Izraeli po përshpejton përpjekjet e tij për të ndarë Rripin e Gazës në dy pjesë me një zonë tampon dhe po ndërton infrastrukturë të re për të mbështetur një prani të zgjatur ushtarake. Ndërsa liderët izraelitë dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë justifikuar përdorimin e urdhrave të evakuimit, duke argumentuar se përdorimi i tyre demonstron mbrojtjen e civilëve në kohë lufte, grupi thotë se në vend të kësaj ata kanë dëmtuar palestinezët.
 
“Izraeli pretendon se zhvendosja e pothuajse të gjithë popullsisë së Gazës është për sigurinë e popullsisë dhe për arsye të domosdoshme ushtarake, dhe ka marrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur civilët.”, thuhet në raport.
 
Në vend të kësaj, thonë raportet, Izraeli “i ka bërë zona të mëdha të Gazës të pabanueshme”, duke shkatërruar ose duke dëmtuar rëndë infrastrukturën civile, shkollat dhe institucionet fetare dhe kulturore. Hjuman Rajts Uoç shtoi se zhvendosja e përhershme e civilëve për të krijuar zona tampon ushtarake brenda Rripit të Gazës do të përbënte gjithashtu spastrim etnik.