Botë

Një i vrarë pas sulmit në Gjykatën e Brazilit

14.11.2024 12:07

Një burrë që u përpoq të sulmonte Gjykatën e Lartë të Brazilit në kryeqytetin Brasilia të mërkurën në mbrëmje, mendohet se është vrarë nga eksplozivi i tij...

Një burrë që u përpoq të sulmonte Gjykatën e Lartë të Brazilit në kryeqytetin Brasilia të mërkurën në mbrëmje, mendohet se është vrarë nga eksplozivi i tij.
 
Ai u gjet i vdekur jashtë ndërtesës pak pasi dy shpërthime tronditën zonën. Kalimtarët thanë se ata panë autorin duke hedhur atë që dukej të ishte eksploziv përpara shpërthimit. Askush tjetër nuk u lëndua në incident, thanë zyrtarët. Imazhet e transmetuara nga agjencitë e lajmeve treguan viktimën të shtrirë në një zonë jashtë gjykatës, ndërsa oficerët rrethuan zonën. Zëvendësguvernatorja e Brasilias, Celina Leao, u tha gazetarëve se shpërthimi kishte ndodhur pasi një burrë iu afrua hyrjes së gjykatës dhe nuk arriti të hynte. Ajo rekomandoi që Parlamenti të mbetet i mbyllur të enjten, ndërsa hetimet vazhdojnë.
 
“Ne po e konsiderojmë si një vetëvrasje, sepse kishte vetëm një viktimë. Por hetimet do të tregojnë nëse ka qenë vërtet kështu.”, u tha ajo gazetarëve.
 
Shpërthimet vijnë vetëm një javë përpara se presidenti kinez Xi Jinping të vizitojë kryeqytetin, pas një udhëtimi në samitin e G20 në Rio de Zhaneiro.