Botë

Donald Trump bën zgjedhjen surprizë për Prokuror të Përgjithshëm, ja kush është ai

14.11.2024 13:08

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump zgjodhi republikanin Matt Gaetz për të shërbyer si Prokurori i Përgjithshëm...

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump zgjodhi republikanin Matt Gaetz për të shërbyer si Prokurori i Përgjithshëm, një zgjedhje që mediat amerikane e konsiderojnë si surprizë.
 
“Është nderi im i madh të njoftoj se kongresmeni Matt Gaetz, nga Florida, është nominuar për të qenë Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në një njoftim të Truth Social.
 
“Do të jetë një nder të shërbej si Prokuror i Përgjithshëm i Presidentit Trump!” u përgjigj Gaetz në X.
 
Gaetz, 42 vjeç, ka qenë një mbështetës besnik i presidentit të 45-të dhe është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet e administratës që po bëhen në Mar-a-Lago.
 
Pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm do të kërkojë miratimin e Senatit. Me republikanët që kanë një shumicë, Gaetz mund të kalojë pa miratimin e demokratëve.