Maqedoni
Taravari: Analiza për futjen e ilaçeve të reja në listën pozitive
14.11.2024 13:21
Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë është duke analizuar se cilat barna duhet të shtohen në listën pozitive të barnave gjatë periudhës në vijim...

Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë është duke analizuar se cilat barna duhet të shtohen në listën pozitive të barnave gjatë periudhës në vijim, informoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai njëherit përkujtoi se në 50 ditët e para të Qeverisë lista u zgjerua me nëntë barna të reja.
“Kemi një komision që është krijuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe i cili duhet të vendosë se cilat janë gjërat më të rëndësishme, cilat barna kanë prioritet, e kam fjalën për të gjithë popullsinë në vend, që të futen në listën pozitive. Tani nuk mund të them emra gjenerike apo barnash, sepse tashmë është joserioze. Pres që komisioni kompetent dhe i nevojshëm në bazë të të gjitha analizave farmako-ekonomike dhe të tjera që po i bën, t'i propozojë Ministrisë së Shëndetësisë se cilat duhet të jenë barnat e radhës për listën pozitive.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
4 institucione publike shëndetësore fitojnë perfuzorë
Sa i përket programeve parandaluese, Taravari theksoi se ato janë shumë të rëndësishme dhe se po diskutohet që të zgjerohen. Po ashtu ministri iu përgjigj edhe reagimeve se për katër vitet e fundit janë shkurtuar 400 mijë euro nga programet parandaluese nga shoqatat që punojnë me pacientët me HIV dhe reagimet se këtë vit buxheti do të jetë edhe më i vogël dhe nuk do të mund të mbulohen shpenzimet me këto para.
“Shpresoj që buxheti të jetë i ngjashëm, por ende nuk kemi një buxhet përfundimtar. Le të shohim dhe kur të jetë gati, do të flasim saktësisht, as numrat nuk i kam përpara për momentin. Megjithatë, mendoj se shifrat do të jenë të ngjashme, ndoshta mund të jetë një rrugë e shkurtër, por jo diçka serioze që do të rrezikojë jetën e pacientëve me HIV.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Këto komente i bëri ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, me rastin e nënshkrimit të kontratave me përfaqësues të Project Hope dhe BD dhe me katër institucione shëndetësore publike për dhurimin e perfuzorëve.
VLORA LATIFI TOPOJANI
