Maqedoni

Dita botërore e diabetit, rritet numri i pacientëve të rinj me diabet

14.11.2024 14:52

Pacientët me diabet i kanë shkruar një letër të hapur ministrit Taravari....

Pacientët me diabet i kanë shkruar një letër të hapur ministrit Taravari. Në Ditën ndërkombëtare të diabetit, ata kërkuan t'i jepnin përparësi mirëqenies së tyre dhe të ofronin terapi moderne. Sipas vlerësimeve, në Maqedoni me këtë gjendje jetojnë rreth 130 mijë persona, por ka edhe shumë të padiagnostikuar.
 
“Diabeti kohët e fundit merr përmasa pandemike në vendet e pazhvilluara, gjegjësisht në vendet mesatarisht të zhvilluara dhe diku 40 deri në 50 për qind e personave që kanë diabet nuk e kanë të diagnostikuar d.m.th. se nuk janë trajtuar në mënyrë adekuate. Nëse nuk janë të trajtuar në mënyrë adekuate, rreziku për paraqitjen e komplikimeve tek këto persona është më i madh, që më herët paraqiten komplikime, gjegjësisht dëmtime të enëve të gjakut.”, - deklaroi endokrinologu, Irfan Ahmeti.
 
Ky është një alarm që terapia antidiabetike duhet të jetë edhe në farmaci me shpenzimet e Fondit.
 
“Terapinë me insulinë duhet shteti të vazhdojë të na japë ashtu siç është tani, që të kemi menaxhim cilësor. Kemi vetëm për fëmijët dhe të rinjtë, që është 10 për qind i tipit 1 të personave më diabet. Është e nevojshme që të gjithë pacientëve me tipin 1 të diabetit, siç është në të gjithë botën, të kenë sistem për matjen e vazhdueshme të sheqerit, senzorë të njohur dhe pompa.”, - theksoi Dime Velev nga Shoqata e Diabetikëve. 
 
Disa nga pacientët, pasi shkojnë në operacion, zbulojnë se prej vitesh kanë nivele të larta të sheqerit në gjak dhe nuk janë trajtuar fare.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI