Botë

Tiranë, Kuvendi, debate për ish-ministrin, Beqaj

14.11.2024 15:35

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili duhet të jepte dëshmi në komision hetimor dy ditët e fundit...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili duhet të jepte dëshmi në komision hetimor dy ditët e fundit, u kthye në “mollë sherri” edhe në Parlament. Ai mbeti peng i procedurave dhe opozita, pamundësi në marrjen e tij në pyetje për dy koncesione në kohën kur ishte ministër.
 
“Merrni masa për atë që një kriminel në burg i ka bërë deputetëve në ambientet e Kuvendit. Lejoni funksionimin normal të komisionit  hetimor.”, - deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. 
 
Në kushtet kur afati i komisionit përfundoi sonte në mesnatë, PD-ja kërkoi zgjatjen e afateve hetimore me 3 javë, por u refuzua.
 
“Ju duhet të mbani qëndrim për këtë dhe jo për etikën, e të mbroni një person që është kapur dy herë duke vjedhur koncesionet dhe paratë e taksapaguesve evropianë. Keni vendosur të mos i jepni më kohë komisionit hetimor, edhe pse s’ka mbyllur planin e hetimit, i mohoni opozitës të drejtën për të hetuar. Nuk ka dëshmuar ende një prej përfituesve të koncesionit, që merr paratë e taksave të qytetarëve dhe është objekt i komisionit. Ju duhet të shtoni afatin dhe jo ta mbyllni në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet për komisionet.”, - theksoi Gazment Bardhi.
 
“Komisioni është shtyrë dy herë dhe duhet të bëjë detyrën dhe jo të shpërdorojë detyrën. Në bazë të ligjit duhet të kishte vendim të ndërmjetëm për t’ia paraqitur Konferencës, megjithatë u paraqit dhe është caktuar të mbyllej hetimi sipas kohës së vendosur.”, - u shpreh Spiropali.
 
Retorika politike mes palëve, shkuan larg deri në parashikime fatale.
 
LULJETA NDOKA